Dy persona janë vrarë dhe së paku tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë mesditën e sotme në Paris.
Sipas mediave franceze një burrë rreth 60 vjeç është arrestuar si i dyshuari kryesor i këtij sulmi të rëndë.
Ngjarjet ndodhën në qendrën kulturore kurde Ahmet-Kaya.
Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i policisë dhe emergjencave.



