Pompeo në Lindjene  Mesme: SHBA do të dëbojë edhe çizmen e fundit të Iranit nga Siria

Pompeo në Lindjene Mesme: SHBA do të dëbojë edhe çizmen e fundit të Iranit nga Siria

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët "për të dëbuar çizmen e fundit të Iranit" nga Siria, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo paralajmëroi se nuk do të ketë ndihmë nga SHBA për rindërtimin e zonave të kontrolluara nga presidenti sirian Bashar al-Asad derisa Irani dhe autoritetet e tij të largoheshin.

"Është koha që rivalitetet e vjetra [në Lindjen e Mesme] të përfundojnë, për hir të së mirës më të madhe të rajonit", tha Pompeo në një fjalim në Kajro.

Ai po ashtu kritikoi politikën e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, në Lindjen e Mesme, duke thënë se ai ka bërë "gabime të tmerrshme".

Pompeo i bëri komentet në Kajro tri javë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë vendim që trupat amerikane të tërhiqen nga Siria.

Njoftimi ka tronditur aleatët amerikanë dhe ka nxitur kritika në Uashington, shkruan BBC.

Pompeo, i cili ka kërkuar të sigurojë aleatët pas njoftimit të habitshëm dhe të papritur të Trump, tha: "Amerika nuk do të tërhiqet derisa të mbarojë lufta. Ne do të punojmë pa u lodhur bashkë me ju për të mposhtur ISIS, al-Kaedën xhihadistë të tjerë që kërcënojnë sigurinë tonë dhe tuajën."

Ai tha se SHBA ishte një "forcë për të mirë" në Lindjen e Mesme, duke shtuar: "Ku Amerika rikrijon, kaosi ndodh".

Të enjten, Pompeo përsëriti se tërheqja e trupave amerikane do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t'i braktisë.

Irani, së bashku me Rusinë, po mbështet qeverinë siriane në luftën civile siriane, duke ofruar armë, këshilltarë ushtarakë dhe thuhet se kanë luftuar edhe me trupat.

SHBA është thellësisht e dyshimtë ndaj aktivitetit iranian në Lindjen e Mesme dhe e sheh atë si një forcë destabilizuese në rajon.

Është gjithashtu një aleat i Izraelit dhe Arabisë Saudite, dy prej armiqve të Iranit.

Të enjten, Pompeo tha "ne nuk do të lehtësojmë fushatën tonë për të ndaluar ndikimin dhe veprimet e dëmshme të Iranit kundër këtij rajoni dhe botës".

Ai shtoi se sanksionet amerikane kundër Iranit ishin "më të fortat në histori dhe do të vazhdojnë të bëhen më të ashpra".

Ministri i jashtëm i Iranit Javad Zarif tallet me fjalimin e Pompeo, duke thënë se kudo që ndërhyjnë SHBA, "kaosi, represioni dhe pakënaqësia ndiqen".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy