
Vëzhguesit vendor në raportin e fundit kanë vërejtur se fushata zgjedhore nuk është fokusuar tek alternativat, por kryesisht te retorika e personalizuar, fushata negative dhe gjuha me elementë denigrues ndaj dinjitetit njerëzor. Pikërisht lidhur me këtë gjuhë ka pasur reagime edhe nga ana e Shoqatave të Personave me aftësi ndryshe që pretendojnë se janë fyer nga kryeministri Edi Rama.



