
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në PD, Pirro Ahmetaj, është dorëhequr nga kjo detyrë. Në një letër të hapur, Ahmetaj njofton dorëheqjen nga funksioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare si edhe nga angazhimi politik deri në 25 prill.
Në letër, Ahmetaj shpreh pakënaqësi për atë që e cilëson palo-politika e oligarkëve dhe sekserëve të Tiranës.
Në detyrim dhe mirënjohje ndaj 4152 ushtarakëve (aktiv, rezervë apo pension); 2134 familjeve të ardhura pas viteve 1990; mbi 523 intelektualeve dhe elitës fisnike të qyteteve të bregut; familjarëve, miqve dhe dashamirësve në të gjithë QARKUN (e begatē por të vjedhur, të bekuar por të përdhosur nga palo-politika e oligarkëve dhe sekserëve të Tiranës), e VLORËS, që më besuat, motivuat dhe ju bashkuat sfidës fisnike për të realizuar edhe Ne shqiptarët më 25 prill, zgjedhje demokratike si Kosova, Serbia, Bosnja dhe gjithë Europa!
Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes mbetet brenda familjes së të djathtës.



