Në Ukrainë ka edhe mini-luftë brenda luftës, një mini-konflikt civil midis milicëve që flasin të njëjtën gjuhë dhe i përkasin të njëjtit grup etnik. Grupet e armatosura çeçene, në fakt, po luftojnë në dy fronte të kundërta: nga njëra anë janë njerëzit e Presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, së bashku me ushtrinë ruse, dhe nga ana tjetër çeçenët që luftojnë vërtetë kundër Moskës, për pavarësinë e vendit të tyre. Tashmë që nga viti 2014 ky konflikt është zhvilluar në Ukrainën Lindore, në territoret rusishtfolëse të Donbasit, midis grupeve të armatosura çeçene dhe luftëtarëve në mbështetje të rusëve, të cilët gjithmonë e kanë përcaktuar veten si dobravolzi (vullnetarë).
Kadyrov në vitin 2014 deklaroi: “Dhjetëra e dhjetëra vullnetarë çeçenë janë gati të mbrojnë popullsinë rusisht-folëse të Donbasit nën kërcënimin dhe dhunën fashiste të ekzekutivit të ri të Kievit”.
Historia po përsëritet sot, në vitin 2022, me agresionin rus të Ukrainës, por këtë herë ndërhyrja e milicëve çeçenë është edhe më e qartë. Kadyrov, në fakt, ka shpallur zyrtarisht dërgimin e luftëtarëve çeçenë dhe flitet se ai vetë ndodhet në Ukrainë dhe madje pranë Kievit:
Deklaroj zyrtarisht se janë luftëtarët çeçenë që shërbejnë në rrugën e Presidentit të Parë të Çeçenëve.
Numri i saktë i ushtarëve të dërguar nga Kadyrov nuk dihet ende, por mediat ndërkombëtare flasin për një minimum prej 10 mijë deri në maksimum 70 mijë luftëtarë çeçenë.
Hiqni dorë, ose do t’ju japim fund”, është mesazhi i fundit i dërguar nga Presidenti çeçen, drejtuar qeverisë në Kiev.
Në anën tjetër të frontit janë batalionet Sheikh Mansur dhe Dzhokhar Dudayev, të përbërë nga vullnetarë çeçenë, të cilët kanë luftuar në Donbas kundër ushtrisë ruse dhe separatistëve që nga viti 2014.
Adam Osmayev, komandanti i batalionit Dudayev, thotë se “Dua t’u them ukrainasve se çeçenët e vërtetë sot po mbrojnë Ukrainën. Ne kemi luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë për Ukrainën deri në fund. Fitorja do të jetë me ne. Nëse Zoti do të festojmë fitoren në Moskë, Çeçeni, Krime dhe Sevastopol. Dashtë Zoti. Liria jonë është shkelur nga Federata Ruse dhe udhëheqja kriminale ruse. Ne kemi vetëm një armik dhe ai është Rusia. Në Çeçeni si në Ukrainë, armiku është Rusia”.
Lufta e parë në Çeçeni, një territor i vendosur në veri të Gjeorgjisë, shpërtheu në vitin 1994 dhe Rusia praktikisht u mund. Çeçenëve iu ofrua një status autonom, por jo pavarësi, sepse kjo rrezikonte të shkaktonte presione të tjera separatiste në Kaukazin e Veriut.
Një luftë e dytë në Çeçeni pasoi me ardhjen në pushtet të Kadyrov. Çështja çeçene është larg zgjidhjes, me luftëtarët për pavarësinë çeçene ende të fshehur në male dhe kundër dominimit rus në vend.
Kush është Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadyrov
Ramzan Kadyrov, u propozua në vitin 2007 nga Vladimir Putin, për President të Çeçenisë. Ai shoqërohet vazhdimisht nga shtatë mijë roje. Kadyrov mburret se ka lançuar Çeçeninë në skenën ndërkombëtare, se e ka transformuar atë në destinacionin më të madh të investimeve në Rusinë jugore dhe se ka ndërtuar një komb të projektuar drejt modernitetit, i aftë për t’i çuar të gjithë drejt një të ardhmeje të madhe: “Muslimanët e Rusisë”.
Burimi: Fanpage.it



