Çështja e tërmeteve/ ASH ngre njësinë e kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë

Çështja e tërmeteve/ ASH ngre njësinë e kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë

Akademia e Shkencave vendosi ngritjen e njësisë së kërkim-studimit në fushën e gjeofizikës e sizmologjisë, e cila do të jetë objekt të punës përcaktimin e masave dhe hartimin e akteve që duhen ndërmarrë e miratuar për futjen e eurokodeve për sigurimin e standardeve në projektimin e strukturave ndërtimore të qëndrueshme ndaj tërmeteve, sipas klasifikimit të objekteve në fushën e ndërtimit.

Kjo njësi u ngrit në mbledhjen e kryesisë së ASH-së mbështetur në ligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të prof. Shyqyri Aliaj dhe pëlqimit të Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike.

Njësia përbëhet nga prof. Shyqyri Aliaj drejtues shkencor i njësisë Markel Baballëku, specialiste në fushën e inxhinierisë së tërmeteve e Skënder Allkja, drejtor teknik i kompanisë “Altea Geostadis 2020”, kompani gjeoteknike.

“Veprimtaria e njësisë do të kryhet në dy faza . Së pari përgjithësimi dhe evidentimi i akteve për bërjen efektive e detyruese ligjërisht të rezultateve të studimit të kryer nga prof. Shyqyri Aliaj, Eduard Sulstarova, Siai Koçiu e Betim Muço brenda një periudhe 2-3 mujore. Më tej njësia do të vazhdojë me hartimin e propozimeve konkrete për masat që duhen marrë nga Këshilli i Ministrave e institucionet përkatëse për të kryer zbatimin e plotë të eurokodeve për ndërtim në Shqipëri”, thekson Akademia e Shkencave.

Sipas ASH-së, koha e veprimtarisë së njësisë është 6 muaj me mundësi rizgjatjeje 6 muaj të tjerë.

“Pranë njësisë do të ftohen si konsulentë specialistë ndër më të njohurit në fushën e ndërtimit e të sizmologjisë sipas propozimit të njësisë. Konkluzionet dhe propozimet e njësisë do të paraqiten në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Shtetëror të Rindërtimit”, shprehet Akademia e Shkencave.

ASH jep mbështetjen logjistike e mbulon shpenzimet financiare për veprimtarinë e njësisë përfshirë ato për ribotimin e studimit në 200 kopje, ndërsa ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy