
Kryetari i Nismës Thurje Endrit Shabani duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se forca që ai drejton synojë të rikthejë një aromë demokracie në këshillat bashkiak, që sipas tij janë kthyer në bordero.
Shabani theksoi domosdoshmërinë e unifikimit të transportit publik dhe uljen e taksave që rëndojnë kostot e jetesës në kryeqytet.
Ka mungesë demokracie në këshillat bashkiak. Aty duhet të ishte Parlamenti i qytetit. Aty duhet të shkonin njerëz dhe të debatonin. Këtë duam të bëjmë me Nismën Thurje, të shkojmë në këshillat bashkiakë, që të rikthejmë një aromë demokracie, sepse aty është si bordero, nuk ka as opozitë, as debat.
Transportin publik duam ta unifikojmë dhe të ulim disa taksa. Transporti të jetë publik. Sot linjat u janë dhënë privateve. Ka dy probleme, që 19 linja shkojnë në qendër që prodhojnë një trafik të jashtëzakonshëm. Privatet që kanë marrë monopolin e linjës s’e ndjen presionin e konkurrencës. Duke qenë privat kursen dhe do të shkojë në qendër sepse aty ka klientë. Duke mos qenë i unifikuar ai s’ka interes të marrësh linjën tjetër. Secili është autobus më vete, faturë më vete.
Tirana është një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotje. Shumë vende s’duan të nxjerrin fitim nga transporti urban, sepse koha është fitim. Ne duam të ulim taksat që sot rëndojnë kostot e jetesës në Tiranë.
Jam i bindur që Erion Veliajt s’i mungon konsulenca. Problemi është kapja nga interesat. Nuk është se s’dinë, problemi është se janë të kapur”.
Shabani tha se Nisma Thurje po synon 10 anëtarë në këshillin bashkiak të Tiranës.



