Kokaina e kapur në Kosovë, detaje të reja për transportin e drogës me kamionë mishi

Kokaina e kapur në Kosovë, detaje të reja për transportin e drogës me kamionë mishi

Dalin detaje të reja në lidhje me kokainën e kapur sot në Kosovë. Burime për MCN TV bënë të ditur se kamioni me mish ku u gjet lënda narkotike i përket kompanisë Mcfood.al, me seli në Kavajë dhe Lipjan.

Kompania është në bashkëpronësi të Izet Sheqirit dhe Bledar Habilit dhe është regjistruar si biznes në QKB-në e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Kompania Seara mendohet se është nënkontraktore e Mcfood.al për Kosovën. Kjo kompani bën paketimin dhe importin e mishit në Kosovë dhe në një prej kamionëve të saj u gjet sot lënda narkotike.   

Sasia prej 400 kilogramësh kokainë u sekuestrua sot në mesditë në Kosovë. Mësohet se sasia e drogës ka mbërritur 2 javë në Portin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt Kosovës ku edhe është sekuestruar.

Bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy