Ilir Kalemaj tha në MCN Live se sistemi nuk po funksionon më, në shëndetësi, arsim, bujqësi, në krijimin e oligopoleve dhe luftimin e korrupsionit.
Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse në kabinetin e ri qeveritar të PS do të kemi rikthim të figurave politike, apo kapaciteteve të larta teknike, pasi deri më tani s’kemi parë as njërën, as tjetrën.
Kalemaj tha se deri më tani janë përzgjedhur nga Rama figura përmes interesave klienteliste që nuk kanë performuar siç duhet.
"Që pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute vlen edhe për Shqipërinë. Të gjitha këto janë fatura që rëndojnë mbi atë që qeveris. Duhet parë me kuriozitet se ca do vendos z.Rama, që ka përsëritur shprehjen që përgjegjësia është individuale, dhe sistemi funksionon. Por tani po shohim që sistemi s’po funksionon në shëndetësi, arsim, bujqësi, në krijimin e oligopoleve, luftimin e korrupsionit. Dikush duhet të japë llogari për korrupsionin, kapjen e shtetit. Ligjet me porosi, për rrugë që bëhen pa fizibilitet të madh ekonomik. Duhet parë si një mesazh që çfarë do kemi, do kemi një rikthim të figurave politike në PS, dhe do jenë po këta që do reflektohen në kabinetin e ri qeveritar, apo do kemi figura me kapacitete të larta teknike dhe integritet të lartë qytetar, dhe ne nuk kemi parë as njërën, as tjetër. Janë figura që z.Rama i ka qëmtuar dikë për ndonjë interes edhe klientelistë, dhe nuk kanë performuar siç duhet”.
Duke analizuar zgjedhjet në Britaninë e Madhe dhe Francë, Kalemaj tha se nga këto dy vende merren leksione demokracie për një vend anormal si Shqipëria.



