
Ditën e djeshme, Parlamenti i Serbisë u përfshi në tensione të mëdha, ku nuk munguan as grushtet dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Milazim Gashi, njohës i çështjeve të sigurisë, në një analizë për "MCN live", e konsideron këtë situatë si një lojë të presidentit Aleksandër Vuçiç, më shumë sesa të opozitës.
Sipas Gashit, kjo gjendje është e lidhur ngushtë me krizën gjeostrategjike që po kalon Serbia.
Ai shpjegon se protestat studentore, që kanë shpërthyer nëpër Serbi, po zhvendosen në Kuvendin e Serbisë, duke reflektuar një krizë të thellë që ka të bëjë me sanksionet e vendosura nga SHBA dhe politika ndërkombëtare.
Ai thotë se Vuçiç e ka përdorur Parlamentin serb si një mjet për të menaxhuar këtë krizë, duke orkestruar tensione që mund të shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet më të mëdha.
Qarku i të gjithë atyre protestave të studentore, në një fare forme po zhvendosen në Kuvendin e Serbisë, ku e dim shumë saktë që Serbia gjendet në një krize gjeostrategjike për shkak të sanksioneve të caktuara nga SHBA, dhe duke ditur se në zgjedhjet e fundit Vucic ka fituar në mënyrë absolute ato.
Nga këndi i sigurisë, ne e shohim orkestrimin e qeverisjes së Serbisë për të kamufluar edhe për ti ikur skandaleve dhe sanksioneve te reja nga Evropa dhe SHBA ne e shohim me një lloj ‘paralele të taktizuar’ për shkak se i vetmi presion dhe regjim që Vuçiç din të orkestrojë më së miri këtë element është qeveria e tij.
Andaj çdo përpjekje e tij, në një farë forme, elementi më kyç dhe më krucioal që Serbia po kalon është se grupi studentore dhe qytetarë të rëndomtë të cilët janë të pakënaqur, dihet se protesta është e organizuar jashtë politikës, dhe orkestrimi i fundit ne kuadër të Parlamentit të Serbisë, e quajmë më shumë si një lojë të Vuçiç sesa opozitës brenda Parlamentit të Serbisë.
Sipas Gashit, revoltat e studentëve sjellin produktivet brenda vendit, rinia e së cilës ndjehet e bllokuar ndaj integrimit në BE.
Ne i dimë qëndrimet e opozitës së Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe z.Kurti, andaj akoma më të rrezikshme qëndrimet qëndrojnë nga ana e disa liderëve opozitarë të Serbisë sesa vetë Vuçiç, sa i takon vet Kosovës.
Integrimi i komunitetit serb në BE shihet saktë që pengesa qe politika e Serbisë ndaj rajonit dhe fqinjësisë se tyre, shihet që Serbia dhe rinia është e bllokuar sa i përket integrimit në BE. Andaj më parë atë e shohin që Shqipëria do futtë në BE, se sa Serbia, Në një farë forme, Serbia me këtë gjendje kaotike rajonale ka predispozita që të bllokohet në integrim andaj rinia dhe studentët dhe grupe të caktuara jashtë politikës, po protestojnë. Revoltat studentore sjellin produktivet të lartë brenda Serbisë sepse kërkohet integrim me i fortë brenda BE dhe për të arrirë atë dimë që Serbia duhet ta njoh sovranitetin e Kosovës,
Vuçiç po kamuflon me disa grupe studentore dhe po mundohet të infiltroj grupe për të shpartalluar grupin studentor, ka arrit të ndaj disa grupe protestuese.



