Emigrantët shqiptarë në Romë janë takuar këtë fundjavë me kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Ky i fundit ka vlerësuar kontributin e tyre, jo vetëm në Itali por edhe në vendlindjen e tyre, duke premtuar se shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e shumëpërfolur e votimit. Jemi të vendosur, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit.
Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj”, u ka thënë Taulant Balla, emigrantëve, Numri 2 i Partisë Socialiste u foli edhe për politkën mbështetëse që ka ndërmarrë qeveria për emigrantët, ndërsa shoqërohej në takim nga deputeti Jurgis Çyrbja, Sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa, si dhe drejtues të PS-së në Itali.



