Qori: Protesta po tregon se populli kërkon ndryshim, problem qëllimi i keq i qeverisë dhe përmbajtja

Qori: Protesta po tregon se populli kërkon ndryshim, problem qëllimi i keq i qeverisë dhe përmbajtja

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, thotë se protesta gati 100 ditore po i tregon Kryeministrit Edi Rama se populli kërkon ndryshim.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se qytetarët shqiptarë kanë bërë politikë, ndoshta për herë të parë në historinë e vendit tonë, duke kërkuar drejtësi shoqërore, luftë ndaj korrupsionit, përmbysje të qeverisë dhe sistemit të vjetër partiak.

 

Sipas tij, problemi i qeverisë është përmbajtja dhe qëllimi i keq.

 

Kjo verë ka qenë një verë shumë e zjarrtë politike, por politikën nuk e kanë bërë partitë e vjetra politike, por populli. Kryeministri është kujtuar ditët e fundit të gushtit të bëjë sikur komunikon me qytetarët. Por qytetarët për thuajse 100 ditë kanë bërë politikë, kanë diskutuar me njeri tjetrin, kanë prodhuar ide politike për mënyrën se si Shqipëria e re do të duhet të ndërtohet. 

 

Për rrjedhojë kjo verë ka qenë më aktivja në kuptimin e policitetit. Qytetarët shqiptarë kanë bërë politikë, ndoshta për herë të parë në historinë e vendit tonë, duke kërkuar drejtësi shoqërore, luftë ndaj korrupsionit, por dhe përmbysje të qeverisë dhe sistemit të vjetër partiak. Fakti që protestat këto muaj kanë përfshirë më shumë qytetarë nga sa janë angazhuar ndonjëherë në historinë e vendit. 

 

Kurrë më parë kaq shumë qytetarë nuk kanë kërkuar drejtësi dhe përmbysjen e regjimit. Pothuajse 100 ditë, qytetarë që mblidhen në të njëjtin shesh, tregon dhe vazhdimësinë. Ka mijëra qytetarët që kanë qëndruar çdo ditë në atë shesh, pikërisht se besojnë tek ky proces, pjesë e të cilit janë. Edhe unë besoj se ky proces, pjesë e të cilit jam, do e arrijë suksesin. 

 

Se kur një Kryeministër sheh që ka përballë turmën më të madhe që ndonjë politikan ka pasur në historinë e Shqipërisë, duhet të japë dorëheqjen dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk kemi një Kryeministër të përgjegjshëm dhe për rrjedhojë na duhet më shumë qëndresë. Protesta tregon se nuk mban më ujë pilafi. Protesta po i tregon Ramës se populli do ndryshime.

 

Lidhur me platformat e prezantuara nga Rama, si Besa, Prania Besnike, Radar apo Pasqyra, Qori thotë se problemi i qeverisë nuk është komunikimi, por qëllimi i keq dhe përmbajtja e keqe.

 

Ata që ka ai përballë nuk janë dëgjuesit e tij të vërtetë, por ai i drejtohet opinionit publik. Dhe thotë unë jam i rrethuar nga deputetë hajdutë dhe hajvanë. Këtë e tregon kur iu thotë që punësoni me mik. 

 

Veten e shmang nga përgjegjësia dhe thotë se jeni ju që nuk funksiononi. Nëse ajo që thotë Rama është pjesërisht e vërtetë, se janë hajdutë dhe hajvanë, mes Ramës dhe deputetit më alien të asaj partie, nuk ka dallim cilësor, por ka vetëm dallim sasior. 

 

Rama thotë se ne jemi në rrugën e duhur por nuk kemi gjetur mënyrën. Iu kërkon deputetëve të vetë të përmirësojnë komunikimin, por në të vërtetë problemet e Partisë Socialiste dhe qeverisjes nuk janë probleme komunikimi, por përmbajtje. 

Problemi i qeverisjes së Ramës është ai i qëllimit të keq dhe i përmbajtjes së keqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy