Theu rregullat e Covid, kryeministrja e Norvegjisë vendoset nën hetim

Theu rregullat e Covid, kryeministrja e Norvegjisë vendoset nën hetim

Kryeministrja e Norvegjisë Solberg është vendosur nën hetim për shkak të shkeljes së rregullave të Covid. E gjitha kjo për shkak të festimit të 60-vjetorit në muajin shkurt kur u mblodh për të festuar së bashku me familjarët e saj.

Kjo situatë nxiti protesta për të cilat Solberg reagoi në “facebook” duke shkruar: “Kërkoj falje që shkela rregullat anti-Covid. Nuk duhej të kishte ndodhur.’

Lidere e partisë konservatore që nga viti 2004, dhe kryeministre që nga 2013, Erna e Hekurt, e cila shpesh krahasohet e Margaret Thatcher, u vlerësua shumë për mënyrën se si menaxhoi pandeminë në vend.

Por kjo ngjarje mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e 13 shtatorit. Ndërkohë në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e saj.

Norvegjia ku jetojnë më shumë se 5 milion banorë, ka regjistruar mbi 84 mijë raste me Covid dhe 648 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa aktualisht janë vaksinuar më shumë se 735 mijë norvegjezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy