Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, thotë se Lulzim Basha duhet të ishte tërhequr pasi ka ditë se e ka kuptuar që grupi parlamentar, anëtarë të kryesisë dhe personalitetet të tjera të PD, nuk e përtypin dot humbjen e thellë, që Partia Demokratike të dalë e treta.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Bejko tha se bën pjesë tek ata njerëz që ka qenë që kur nisi konflikti dhe shumë aktiv në reagimet e tij për ti dhënë një shans Lulzim Bashës, sidomos pas largimit të Sali Berishës në muajin shtator, për të dëshmuar çfarë mund të bënte më shumë, pa qenë me bashkëkryetar.
Duket sikur kemi bërë ne më shumë, elektorati gri nuk e pranoi Bashën. Berisha mori atë që donte, ti tregonte amerikanëve se ka mbështetje brenda PD, nuk mund të më përzini, ka vitalitetin e duhur për të qenë kryetar partie, edhe pse nuk jam për rikthimin e tij. Në krye të partisë nuk mund të jetë një non grata. Berishizmi është ulur këmbëkryq në PD, fjalët e Berishës janë si të regjimit punist. Më vjen keq që zoti Basha na vuri në pozitë të tillë, kemi marrë përsipër mërzinë e ithtarëve të Berishës. Asnjë lider nuk e ka marrë mbështetjen kaq të drejtpërdrejtë sa Lulzim Basha nga SHBA. Bashës iu dogj shansi për të qenë kryetar, deri në datën 6 kishte mundësinë që të tregonte se mund ta çonte PD, në mos në fitore në rritje votash. Tani nuk kemi më kohë për të humbur. Nuk kam qenë dakord me kërkesën të largohej zoti Basha, pas largimit të Berishës, për arsye se nuk kishte arsye.
Sipas tij, kur një kryetar nuk e ka grupin me vete duhet të japë menjëherë dorëheqjen, për të ruajtur dinjitetin e vetë.
Bejko tha se shumicën në PD, nuk e ka as Berisha dhe as Basha. Ai shtoi se Lulzim Basha nuk duhet të bëjë eksperiment duke qëndruar në krye të PD.
Por ai tha se pa Sali Berishën dhe pa këdo demokrat, Shqipëria bën, por pa SHBA, Shqipëria nuk bën.
I pyetur nëse pret që Basha të japë dorëheqjen deklaroi se, "Nëse nuk e bën, do të jetë një largim pa dinjitet. Pa u larguar dhe Berisha dhe Basha nuk do të ketë bashkim të demokratëve. Me zotin Basha, nuk shkojmë larg".



