Alibeaj prezanton ‘platformën e bashkimit’: PD edhe e të përjashtuarve dhe pezulluarve

Alibeaj prezanton ‘platformën e bashkimit’: PD edhe e të përjashtuarve dhe pezulluarve

Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj përmes një konference për shtyp ka prezantuar platformën “për bashkimin e demokratëve dhe nxjerrjen e partisë nga kriza”,  e cila është firmosur nga rreth 32 deputetë.

Kam kërkuar bashkimin edhe pjesëmarrje të përjashtuarve dhe pezulluarve me 12 dhjetor. Është fakt. PD nuk ka të tepërt asnjë nga anëtarët e saj. Pas një jave diskutimesh, platforma është e propozuar nga shumica.

Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga çdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

Ai gjithashtu thekson se anëtarët e përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, duhet të rikthehen në grup, si anëtarë me të drejta të plota.

Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument”.

Sipas Alibeajt, hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga çdo shtresë e shoqërisë që janë ideologjikisht afër vlerave të PD-së.

Ndërsa, hapi i dytë, sipas tij, është fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.

Dhe pika e tretë e kreut të Grupit Parlamentar është ngritja e grupeve të punës për nisjen e fushatës ndërgjegjësuese në bazë, me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Enkelejd Aliebaj ka lexuar emrat e deputetëve që kanë mbështetur platformën e tij për bashkimin e PD. Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Arbër Agalliu, Andia Ulliri, Dhurata Cupi, Emilia Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Flutura Acka, Jorida tabaku, Kreshnik Collaku, Lefter Gështenja, Lulzim Basha, Oriola Pampuri , etj.

Alibeaj pohoi se kishte edhe propozime shtesë. Një ndër to ishte edhe propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj si dhe Ferdinand Xhaferrajt, të cilët kanë propozuar që të përjashtohen nga rikandidimi çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi.  

‘Që të përjashtohen nga PD çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkua shumicës së grupit të PD-së.

Pikat e platformës
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup

3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Emrat e deputetëve që e mbështesin platformën: 

AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
22. KRESHNIK ÇOLLAKU
23. LEFTER GËSHTENJA
24. LINDITA METALIAJ
25. LULZIM BASHA
26. MERITA BAKIU
27. ORJOLA PAMPURI
28. RAMADAN LIKAJ
29. SAIMIR KORRESHI
30. SELADIN JAKUPLLARI
31. ZEF HILA
32. ZHENI GJERGJI

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy