Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit ishin sot në mbështetje të grave naftëtare. Refuzimin e qeverisë për t’u dhënë naftëtarëve pagat e prapambetura ata e quajtën një krim shtetëror, teksa akuzuan edhe kompaninë Bankeres se ka përfituar në kurriz të punonjësve të rafinerisë.



