Politika në Serbi, sherr për koston e pemës së Krishtlindjeve

Politika në Serbi, sherr për koston e pemës së Krishtlindjeve

Pema e Krishtlindjeve vendosur në qendër të Beogradit ka shkaktuar përplasje mes qeverisë dhe opozitës. Kjo e fundit e ka akuzuar për shpërdorim të fondeve të buxhetit, duke shpenzuar plot 83 mijë euro për një pemë artificiale 18 metra të gjatë. Opozita thotë se pema ka kushtuar 4 herë më shumë se sa pema e vendosur jashtë Qendrës Rockefeller në Nju Jork. "Kjo nuk është vetëm pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë, është gjithashtu një fyerje të cilën qytetarët e Beogradit nuk kanë përjetuar në historinë e tyre", deklaroi politikanja e opozitës Balsa Bozovic. Pavarësisht së prokuroria ka deklaruse se do të nisë një hetim, shumë qytetarë në Beograd shprehen të habitur dhe të zemëruar me koston. "Çmimi është i lartë, me të vërtetë i pabesueshëm, nuk mund ta besoja këtë. Është e pabesueshme se sa të paturpshëm janë autoritetet", tha një qytetar tjetër. Kryebashkiaku i Beogradit ka insistuar se ai nuk ishte në dijeni të çmimit dhe ka premtuar të anulojë marrëveshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy