Qeveria jep 1.6 mld lekë për viktimat e 21 Janarit si dhe sigurim shëndetësor të veçantë për policët

Qeveria jep 1.6 mld lekë për viktimat e 21 Janarit si dhe sigurim shëndetësor të veçantë për policët

Qeveria ka akorduar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme që kap vlerën e 1.6 miliardë lekëve të vjetra, të cilat do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit.

Paratë do t’i kalojnë Gardës së Republikës, e cila është e paditura nga familjarët e viktimave të 21 Janarit. 

Gjithashtu qeveria ka miratuar sot një vendim që ka të bëjë me sigurimin shëndetësor për disa kategori të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për një sigurim shëndetësor të veçantë që nuk janë pjesë e paketave të shërbimit shëndetësor që ofrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Fondi i përcaktuar për këtë qëllim, planifikohet për çdo vit, në programin buxhetor të Policisë së Shtetit, ndërsa është jo më shumë se 18 000 lekë të reja për çdo punonjës që do sigurohet. 

Ja cilat janë kategoritë e punonjësve të Policisë së Shtetit që përfitojnë sigurimin shëndetësor të veçantë janë, si më poshtë:

a) Forcat speciale;
b) Forcat operacionale të ndërhyrjes së shpejtë;
c) Forcat e posaçme operacionale;
ç) Punonjësit e policisë që shërbejnë si oficerë kontakti, pranë ministrive homologe të shteteve të huaja, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy