Banorët e Bërxullës protestojnë përpara Kuvendit: Do t'i mbrojmë me gjak pronat tona

Banorët e Bërxullës protestojnë përpara Kuvendit: Do t'i mbrojmë me gjak pronat tona

Me thirrjet “Do t’i mbrojmë me gjak” , “Mbrojmë pronat tona” dhe “Shteti na ka shitur” banorët e fshatit Bërxullë që preken nga projekti Thumanë-Kashar protestuan sot përpara Kuvendit ku po mbahet seanca plenare.

Njëri nga protestuesit tha se banorëve të fshatit po i shkatërrohet pasuria dhe se në Bërxullë po bëhet një katastrofë e madhe.

Po na shkatërrohet pasuria. Duam transparencë, ku do e kemi rrugën anësore. Në Bërxullë është katastrofë e madhe, mua më dhemb. Kam qenë ai që s’jam marrë as me parti as me protesta. Kam qenë më 12 në qendër, në protestë. Bërxulla do të jetë fshati më i mirë dhe më i bukur, kalon autostrada, do projekt tamam, ka tokat më pjellore. Me ato toka mbaj fëmijët e mi. Tavolina ime ka djathin, qumështin, mishin. Deputetëve i kam çuar qumësht, jam specialist ndërtimi, punoj prej 25 vitesh, paguaj 180 mijë lekë siguracion. Po mu shemb shtëpia dhe punën do e lë. As nuk shaj, as jam hajdut. Po i them atij Parlamenti se fëmijët tanë po protestojnë në Londër në Amerikë. Jam i aftë të punoj, dhe punoj krah për krah me 20-vjeçar. 8 vjet kam paguar dhe taksat. Edhe po të më japin miliona, shtëpinë time nuk e dorëzoj. I them Edi Ramës, hajde të jap dorën te ajo shkollë që bëre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy