Foto / Erjon Veliaj: Vendos bllokuese makinës së nuses

Foto / Erjon Veliaj: Vendos bllokuese makinës së nuses

Të kesh një makinë luksoze nuk do të thotë që të kesh të drejtë të bësh çfarë të duash.

Janë jo të pakta rastet kur drejtues automjetesh, vetëm për të pirë një kafe në lokal, i parkojnë automjetet e tyre mbi trotuar apo mbi vijat e bardha, duke penguar në këtë mënyrë edhe këmbësorët apo nënat e reja të cilat kanë fëmijët në karrocë.

Pavarësisht se nuk mungojnë rastet e të treguarit “ i fortë” falë automjetit të shtrenjtë,  siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, duket se policia bashkiake nuk ka toleruar shkelësit të cilët zaptojnë hapësirat e dedikuara vetëm për këmbësorët që të ecin të sigurt.

“Civilizimi do na mbërrijë kur secili të kuptojë se makina e mirë nuk është liçencë për t'i marrë hapësirën atij pa makinë, në këmbë”,-shkruan Veliaj.

Shpresojmë që edhe drejtuesit e këtyre automjeteve luksoze të sensibilizohen se trotuarët janë për këmbësorët dhe jo për automjetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy