Postimi i Ramës për Athinën, mediat greke: Injorancë që të bën për të qeshur

Postimi i Ramës për Athinën, mediat greke: Injorancë që të bën për të qeshur

Mediat greke e kanë kritikuar postimin e djeshëm të kryeministrit Rama në rrjetet sociale, ku ai u shpreh se Athina ka qenë dikur qytet shqipfolës, ndërsa Himara është ndërkombëtarisht e njohur si shqiptare. Mediat greke e kanë cilësuar si injorancë nga ana e kryeminstrit shqiptar atë që ai shkruan në lidhje me historinë e Akropolit.

“ProNews” shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit:

“Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama folinë Ministrinë e Jashtme për çështjen e Himarës.

Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën.

Duket se zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm. Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur”, thuhet në shkrim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy