2020 merr me vete mbi 1,8 milionë viktima nga Covid-19

2020 merr me vete mbi 1,8 milionë viktima nga Covid-19

Ka kaluar 1 vit nga lindja e virusit më vdekjeprurës i shekullit, atij të Covid-19.

Mbi 1,8 milionë viktima nga koronavirusi mori pas vetes 2020-ta.

Shifra totale e infektimeve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi ka shkuar 83,208,856.

Sipas të dhënave nga Worldometer, numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 59,019,854.

Vendet të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi dhe si pasojë kanë pësuar goditjet më të rënda socio-ekonomike janë SHBA e cila kryeson prej kohësh “listën e zezë”, India, Brazili, Rusia, Franca, Anglia, Turqia dhe Italia.

Së fundmi në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i COVID-19 i cili sipas shkencëtarëve ka një shpejtësi në përhapje, por mendohet se ka pasoja më pak të rrezikshme, ndërkohë që fëmijëve dhe të rinjtë janë përçuesit kryesor.

Sipas ekspertëve, mendohet se edhe varianti i ri mund të luftohet nëpërmjet vaksinave të dala në treg për të mposhtur COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy