Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar shkresa PD dhe PS, që ti heqin posterat dhe banderolat e tyre nga godinat e insititucioneve publike.
Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.
Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës.
Sipas KQZ, të dyja këto parti nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.


Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.



