Zelensky: Italia është garantuesi i sigurisë

Zelensky: Italia është garantuesi i sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në Forumin e Politikave Globale ISPI, shfrytëzoi rastin e lidhjes së drejtpërdrejt në video për të falënderuar kryeministrin Mario Draghi dhe qeverinë italiane për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë grave dhe fëmijëve ukrainas të larguar nga vendi për shkak të luftës.

Për negociatat me Rusinë, Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të ardhmen, dhe ne besojmë se Italia duhet të jetë ndër garantuesit.”, tha Zelensly.

Mijëra refugjatëve që janë strehuar në Itali. Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga vendi ynë dhe kanë gjetur strehim jashtë vendit, veçanërisht në Itali”, shtoi ai.

Më herët Zelensky tha se e hëna shënon fillimin e një "jave vërtet historike".

Një javë kur do të dëgjojmë përgjigjen nga Bashkimi Evropian për statusin kandidat për Ukrainën. Tashmë kemi një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe në fund të javës së re do të ketë një përgjigje nga Këshilli Evropian”.

Zelensky tha gjithashtu se ishte “i bindur se vetëm një vendim pozitiv përmbush interesat e të gjithë Evropës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy