Koronavirusi i bën kinezët vegjetarianë

Koronavirusi i bën kinezët vegjetarianë

Qytetarët kinezë, për shkak të frikës që ka ngjallur Covid-19 dhe vetëdijes së re për rëndësinë e origjinës së burimit të proteinave, po shkojnë drejt varianteve vegjetale të mishit shumë më shpejt sesa përpara pandemisë. Kjo gjithashtu mund të ketë pasoja në nivel global, duke marrë parasysh që Kina është konsumatori i parë i mishit në botë, me një qarkullim prej 170 miliardë dollarësh në vit. Kjo del nga një raport i detajuar nga Reuters, i cili analizon tregun e brendshëm kinez dhe interesin gjithnjë e më të dukshëm të prodhuesve të mëdhenj globalë të "mishit" nga perimet, të tilla si “Impossible Foods” dhe “Beyond Meat”.

Kompanitë në fjalë prodhojnë produkte me origjinë bimore që imitojnë dhe zëvendësojnë mishin.

 Në krahasim me tregun e mishit, ai i variantit të tij vegjetal është ende i vogël, por edhe para pandemisë, vlerësimet e Euromonitor i fiksonin shitjet në vlerën 10 miliardë dollarë në 2018. Nuk është rastësi që Deliveroo ka dyfishuar porositë për produktet vegane në krahasim me ushqimet e tjera, të cilat kanë mbetur mjaft të qëndrueshme.

Diçka po ndryshon dhe, sipas ekspertëve, ndjeshmëria e kinezëve ka ndryshuar thellësisht. Tani ata po pyesin se nga vjen mishi dhe janë gjithnjë e më pak të prirur për të konsumuar produktet e fermave të mëdha, por edhe nga kafshët e egra, që dikur i preferonin shumë. / Il Fatto Alimetare / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy