3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë pushtimit rus të centralit në Zaporizhzhia

3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë pushtimit rus të centralit në Zaporizhzhia

Ushtria ruse ka vrarë tre punëtorë të termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia dhe ka arrestuar 26 të tjerë gjatë pushtimit të objektit, tha të mërkurën komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.

Sipas Lubinets, tre punëtorët u vranë nga rrahjet ose granatimet, ndërsa Rusia i akuzon të arrestuarit për "përcjellje të informacionit për lëvizjen dhe vendndodhjen e pajisjeve ushtarake ruse" në rajon.

"Ky është termocentrali ukrainas ku punojnë inxhinierët bërthamorë ukrainas, të cilët janë të lirë të komunikojnë me këdo që mund të sigurojë ruajtjen e integritetit të termocentralit bërthamor," tha Lubinets, duke shtuar se "dhjetra njerëz u rrëmbyen" dhe fati i tyre mbetet i panjohur.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit perëndimorë kanë theksuar nevojën që mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara të vizitojë uzinën në  Ukrainën juglindore, ku bombardimet kanë ngjallur frikën e një katastrofe.

Kievi dhe Moska kanë bërë një breshëri akuzash kundër njëri-tjetrit për sigurinë dhe veprimet ushtarake në dhe rreth centralit, kompleksi më i madh bërthamor në Evropë.

Por mungesa e aksesit të pavarur në centralin, i cili është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, e bën të pamundur verifikimin e asaj që po ndodh atje.

Lubinets i bëri thirrje gjithashtu OKB-së dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të përshpejtojnë krijimin e zonës së çmilitarizuar rreth uzinës dhe të shtojnë mbrojtje për personelin e saj për të siguruar mirëmbajtjen e objektit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy