Kim Kardashian ka tronditur të gjithë me veshjen e saj në New York.
E veshur nga koka te këmbët me lëkurë, Kim shkaktoi polemika të shumta.

E gjitha veshja e krijuese së SKIMS ishte nga Balenciaga, çizmet me takë mbi gju, pantallonat, bluza, xhaketa, përfshirë dhe maska e plotë mbi kokë.

Ndërkohë kujtojmë se bashkëshorti i saj gjithashtu ishte veshur në një mënyrë të ngjashme në debutimin e albumit të tij “Donda”, ndërsa gjithashtu kishte veshur dhe një jelek antiplumb.





