Qeveria çon të gjithë prefektët në Durrës: Kontaktoni të gjitha familjet e dëmtuara (VIDEO)

Qeveria çon të gjithë prefektët në Durrës: Kontaktoni të gjitha familjet e dëmtuara (VIDEO)

Kreu i qeverisë Rama u ka dhënë urdhër të prerë prefektëve, ministrave dhe deputetëve të zbarkojnë në Durrës, për të përllogaritur çdo dëm të tërmetit të së shtunës dhe për t’u qëndruar pranë qytetarëve. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama kërkoi nga drejtuesit e ministrive, Emergjencave Civile dhe  Rezervës së Shtetit të përllogarisin çdo plasaritje, si dhe të inspektohet çdo godinë e dëmtuar nga lëkundjet sizmike në Durrës.

Në mbledhjen urgjente, për situatën në vend me prefektët dhe Forcat e Armatosura, ai tha se struktura e emergjencave civile dhe çdo strukturë tjerë që ka bërë punën e  vet dhe ka informuar vazhdimisht kanë bërë një punë mbresëlënëse. Ai shpalli si objektiv kryesor kujdesin ndaj të dëmtuarve nga tërmeti, personave që janë tronditur dhe tha se duhet vlerësuar nëse dëmet janë sipërfaqësore apo të rrezikshme.

“Plasaritjet e godinave në të shumtën e herëve nuk përbëjnë rrezik.  Nuk është çarje pallati kur në një pallat funksionon fuga sizmike. Është me rëndësi që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale dhe çdo cenim i çdo pallati sepse mund të jetë sikundër e kemi thënë reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë edhe një cenim strukturor që e bën të rrezikshme për më tutje godinën.”

Për këtë, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë prefektët të spostohen në Durrës me qëllim që të shikohet situata nga afër. Rama tha se duhet kontaktuar çdo familje, të bisedohet e të dëgjohet çdo person, pasi kjo është e rëndësishme për periudhën pastraumatike.

"Të gjithë ju të spostoheni në Durrës me një synim: Çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që gjatë natës ka qëndruar jashtë, të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të kontaktohet për të dëgjuar dhe për tu dëgjuar. Ju të gjithë këtu dhe strukturat atje të policisë së shtetit, bashkë me strukturat e pushtetit vendor dhe mirëqenies sociale të shpërndahen në mënyrë të strukturuar për të mos krijuar rrëmujë që t'i shkojmë një familje 3 herë dhe asnjëherë një tjetre… Brenda ditës së sotme pa kaluar nata, duhet të takohen të gjithë pa përjashtim, sy më sy. Ky është objektivi. Do të angazhohen edhe deputetët, do të angazhohen edhe ministrita. Sepse, është një moment psikologjik që kapërcehet me praninë e të tjerëve, jo familjet e prekuara që flasin me njëra-tjetrën vetëm”, u shpreh Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy