Ky byzylyk i tregon shefit tënd nëse je i palumtur!

Ky byzylyk i tregon shefit tënd nëse je i palumtur!

Shumë punonjës vazhdojnë që të punojnë nga shtëpia dhe të tjerë vazhdojnë që të shkojnë normalisht në punë. Pavarësisht se ku po kryhet puna, disa po përjetojnë nivele të larta stresi dhe të tjerë janë të ezauruar. Për këtë arsye një kompani britanike e teknologjisë shëndetësore ka krijuar një byzylyk që kushton 50 paund, që në vend të gjurmojë metrikat si rrahjet e zemrës ose nivelet e lëvizjes, “Moodbeam” ka thjesht dy butona në të: një të verdhë dhe një blu.

Ai që e mban thjesht duhet të shtypë butonat gjatë gjithë ditës për të regjistruar gjendjen e tij të humorit. E verdha është i lumtur dhe bluja kur është i palumtur.

Ky byzylyk është krijuar që të ndihmojë familjet që të gjurmojnë të dashurit ose shefat për të ditur se si ndihen punonjësit e tyre, ndërsa punojnë në distancë.

“Akti i thjeshtë i shtypjes së një butoni siguron një pasqyrë më të thellë të asaj që po ndodh në mendjen e personit që e përdor, qofshi ju ose dikush që ju intereson, i cili ka zgjedhur të ndajë si po ndihet me ju”, thotë Moodbeam në faqen e internetit.

Menaxherët mund të hyjnë në një panel kontrolli në internet dhe të kenë një pamje se si ndihen punonjësit e tyre gjatë gjithë ditës. Biznesmenët po përpiqen që të qëndrojnë sa më të lidhur me stafin që po punon nga shtëpia. Kështu ata mund të pyesin punonjësit nëse ‘Janë okej?’, pa e kapur telefonin.

Aplikacioni që gjendet në iOS dhe Android, u lejon përdoruesve që të shohin humorin e të tjerëve përgjatë ditës. Byzylyku prej silikoni është kundër ujit dhe mund të mbahet kudo e kurdo.

Burimi Metro

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy