Tërmeti, Libohova: Kompensuam 70% të të siguruarve (VIDEO)

Tërmeti, Libohova: Kompensuam 70% të të siguruarve (VIDEO)

Tërmetet e vitit të kaluar dhe pandemia nuk e gjunjëzuan tregun e sigurimeve shëndetësore dhe pronës private, ndonëse pati vështirësi të mëdha. Për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kreu i Shoqatës së Sigurimeve, Edvin Libohova, thotë për TvT se janë kompensuar 70% e tyre, teksa pjesa tjetër mbetet në pritje.

Janë paguar mbi 400 milionë lekë të reja për rastet e konstatuara në tërmetin e 21 shtatorit. Ndërsa për tërmetin e 26 nëntorit fatura ka vajtur mbi 2.2 miliardë. Dëmi potencial i përballur me tregun e sigurimeve llogaritet në 4.1 - 4.2 miliardë lekë ose 33 milionë euro, nga të cilat mbi 70% janë paguar, por ka edhe dëme në proces që duan analiza e vlerësime dhe kompletim dokumentacioni.

Ndërsa gjatë pandemisë një pjesë e mirë e drejtuesve të automjeteve shtynë sigurimin, Libohova thotë se 22% e mjeteve në Shqipëri lëvizin pa këtë dokumentacion përkatës.

Në Shqipëri qarkullojnë mjete të pasiguruara, rreth 22 % e totalit. Në Europë jemi vendi me numrin më të lartë të mjeteve të pasiguruara. Këto mjete janë shkaktarët e shumë dëmeve që mbulohen nga Fondi i Kompensimit pranë Byrosë Shqiptare Motorike dhe fatura e tyre ka shkuar rreth 18 milionë euro.

Pandemia dhe tërmeti nuk e kanë ndryshuar ende kulturën e shqiptarëve për sigurimin e pronës dhe shëndetit. Qytetarët thonë se paguajnë vetëm për sigurimet e detyrueshme.

Sipas një raporti nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ngjarjet e tërmeteve nxorrën në pah domosdoshmërinë e zgjerimit të mbullimit të sigurimit të pronës, duke qenë se vetëm 2.5% e banesave kanë një mbulim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy