Theu masën e sigurisë, arrestohet një person në Shkodër

Theu masën e sigurisë, arrestohet një person në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person pasi  ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkodrës, për vjedhje.

Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. F., pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkodrës, për vjedhje. Në muajin shkurt, gjatë operacionit policor të koduar “Adoleshentët”, u zbardhën dhe u dokumentuan 53 vjedhje të kryera në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre me dhunë, nga shtetasi J. F. dhe 2 shtetas të tjerë të mitur.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 26-vjeçaer pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet të modifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy