
Vetëm më tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas mund të rivendoset e drejta ndërkombëtare.
Uniteti mund të rivendosë paqen.
Kështu deklaroi zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, në fjalimin e saj në forumin ekonomik botëror që po zhvillohet në Davos.
Në territoret e pushtuara mijëra ukrainas presin të lirohen dhe ndërkohë vuajnë represionin e rusëve. Në vendin tonë askush nuk është i sigurt. Asnjë fëmijë nuk duhet të bëjë detyrat e shtëpisë nën dritën e qiririt, asnjë mjek nuk duhet të operojë me elektrik dore, por kjo është ajo që ndodh në Ukrainë.
Ndërkohë presidenti Vladimir Putin deklaroi gjatë një takimi për çështjet ekonomike se prodhimi i naftës në Rusi në vitin 2022 është rritur me rreth dy për qind, pavarësisht presionit të sanksioneve ndërkombëtare.



