Siria në udhëkryq pas përmbysjes së Assadit, Blinken udhëtim në Lindjen e Mesme

Siria në udhëkryq pas përmbysjes së Assadit, Blinken udhëtim në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërkurën për në Jordani dhe më pas do të shkojë në Turqi, në përpjekje për të bashkuar vendet e rajonit rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Sirisë, pas rrëzimit të sundimtarit autoritar Bashar al-Assad.

Blinken planifikohet të shkojë në Akaba të Jordanisë dhe Ankara të Turqisë, ku do të takohet me udhëheqës të vendeve kryesore arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet në Siri, Izrael, Gaza, Liban dhe më gjerë në rajon, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Një zëdhënës tha se zoti Blinken synon të sigurojë konsensusin e udhëheqësve rajonalë mbi parimet kryesore për tranzicionin e Sirisë pas Assadit.

Ai tha se ato përfshijnë respektimin e plotë të të drejtave të pakicave, lehtësimin e ndihmës humanitare, marrjen e masave që Siria të mos bëhet një strehë për terrorizmin ose një kërcënim për fqinjët e saj dhe sigurimin dhe shkatërrimin e sigurt të rezervave të armëve kimike ose biologjike.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njohin një qeveri siriane që i mbështet ato parime.

Duke folur të mërkurën para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, Blinken tha se beson se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të ketë interes në ruajtjen e asaj që është arritur drejt eliminimit të “kalifatit territorial” që grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik kishte krijuar në Siri. Zoti Trump dhe ekipi i tij kanë thënë se SHBA nuk duhet të përfshihet në Siri.

Në Akaba, Sekretari i Shtetit Blinken do të takohet me Mbretin e Jordanisë Abdulla II dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar çështje dypalëshe, për të theksuar partneritetin strategjik SHBA-Jordani dhe për të rikfirmuar mbështetjen e SHBA-së për stabilitetin rajonal.

Në Ankara, Blinken do të angazhohet me zyrtarë të lartë turq për të forcuar bashkëpunimin dypalësh mbi prioritetet e përbashkëta, përfshirë kundërterrorizmin dhe stabilitetin rajonal me aleatin e NATO-s, Turqinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy