Xhaçka nga New York: Të përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI në OKB

Xhaçka nga New York: Të përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI në OKB

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të komunitetit LGBTI (Lesbike, Gej, Biseksual, Transgjinor dhe Interseksual) në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.

Ministrja deklaroi se, Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për ta çuar përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në Kombet e Bashkuara.

Grupi Bërthamë LGBTI i Kombeve të Bashkuara është një grup joformal ndër-rajonal i Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara i themeluar në vitin 2008. Qëllimi kryesor i këtij grupi është të punojë brenda kornizës së OKB për të garantuar respektimin universal për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI, me një fokus të veçantë në mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi.

Fundjavën e lënë pas, përfaqësues të komunitetit shqiptar të LGBTI, por jo vetëm, u përballën me dhunë në paradën e zhvilluar në Beograd të Serbisë nga qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy