
Fati i PD duket se do të shkruhet përmes kandidatëve të dy pjesëve të ndara demokratike, në zgjedhjet e pjesshme më 6 mars, vlerëson analisti Ilir Kalemaj, në edicionin e sotëm në “MCN live”.
Kalemaj, thotë se edhe pse Basha nuk ka zyrtarizuar ende kandidatët e PD zyrtare për gjashtë bashkitë, forcat do të matën më 6 mars.
“Leximi bazë është që Basha është kritikuar për mosmarrje të mendimeve dhe kandidatëve që është thënë se i çon nga Tirana, pra mungesa e fibrës demokratik, por ne rastin konkret është e kundërta, degët lokale do të propozojnë kandidatët e tyre, janë persona të cilët janë propozuar nga degët e PD zyrtare dhe se matja e forcave të PD, do të shkruhet me 6 mars”.
Faktin se Berisha tashmë është në një koalicion me LSI, Kalemaj e shpjegon përmes elementit juridik dhe atij politik, nëse do të kenë ose jo suksese në këto zgjedhje.
“Ka një element juridik dhe politik, atë juridik e disfavorizon “Shtëpia e Lirisë” sepse në parlament ju duhen katër deputetë, kurse në koalicion është partia që nuk ka një logo, një vulë, një legjitimitet nga Gjykata, dhe nga ana tjetër, drejtimi politik, ku janë dy palë dhe drejtues teknik, d.m.th. është një koalicion që mund të funksonojë në praktike, sepse funksionon vota pragmatiste.



