Të burgosurit Shqiptarë tallen me burgjet në Angli (FOTO)

Të burgosurit Shqiptarë tallen me burgjet në Angli (FOTO)

“Një hetim ka nisur pasi të burgosurit shqiptarë në një nga burgjet tona kanë nisur foto e video ditën e Krishtlindjeve tek një faqe shqiptare që quhet (Life is Fun) Jeta osh Qef,” e nis artikullin e saj britanikja The Sun.

“Në skandalin më të fundit të thyerjes së rregullave të burgut, një grup shqiptarësh kanë dërguar foto me kamera të futur në mënyrë të paligjshme  në një nga faqet online të vendit të tyre,” shkruan më tej The Sun.

Fotot u bënë në burgun e Dorset, Angli i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe para pak kohësh për shkak të ushqimeve të mira si peshk, patate e vodka që të burgosurit mbanin në qelitë e tyre.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë tha se do të nisë një goditje e ashpër ndaj “talljes” që të burgosurit shqiptarë i bëjnë sistemit.

Një nga inspektorët e burgut thanë vitin e kaluar se: “Ne gjetëm një burg në krizë, ku menaxherët dhe stafi e kishin humbur të gjithë kontrollin”.

“Të burgosurit shqiptarë shihen tërë kohës duke bërë me duar simbolin e flamurit shqiptar, që është një tallje flagrante e rregullave që paraqiten në burg,” tha ai.

Shumica e të burgosurve që dërguan foto në faqen shqipatare vuajnë dënime ttë gjata. Në mesazhin e tyre tek fotot e dërguara tek JOQ ata shkruajnë: “Ju urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet nga një burg në Angli. Zoti ju bekoftë të gjithëve,” vijon artikulli i prestigjozes britanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy