
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se letra Gërvallës dhe hartimi i një drafti nga qeveria e Kosovës për asociacionin e komunave serbe është një tentativë manipulimi dhe nuk ka të bëjnë me procesin e anëtarësimit të vendit në KiE.
Duke vijuar më tej, Abazi theksoi se nuk ka ndryshime të mëdha mes draftit të qeverisë dhe atij të Lajçak.
E shoh si një tentativë që të manipulohet momenti i fundit kur ishte e qartë që Kosova nuk do të përfshihej në agjendë për shkakun që u bë e qartë dhe nga letra e dërguar nga Franca, Gjermania dhe Italia drejtuar kryeministrit Kurtit. Letra më e ashpër që i drejtohet kryeministrit për mospërmbushjen e zotimeve.
Kryeministri Kurti u quajt gënjeshtar në procesin e zotimeve të tij për përmbushjen obligimeve që kishte marrë në procesin e anëtarësimin në KiE.
Letra e fundit janë manipuluese, populiste për konsum të brendshëm dhe nuk kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Dallimi përmbajtjesor është i vogël se të dyja respektojnë qëndrimin e krijimit të një Asociacioni që nëpërmjet deriçke të vogël e bën Asociacionin mekanizëm kushtetues.



