
Një ilustrim i rrallë i kopertinës së Tintin (personazh i njohur vizatimor) vendosi një rekord të ri botëror këtë janar, duke u bërë arti i një libri komik të shitur më shtrenjtë në botë, pasi u shit në ankand për shumën marramendëse prej 3.84 milionë dollarësh.
Krijuesi i Tintin, Hergé, përpunoi modelin e hollësishëm - që synonte të zbukuronte kopertinën e librit komik të tij të “The Blue Lotus” në 1936-n, me bojë uji dhe akuarele. Në përrallë, reporteri djalosh i guximshëm Tintin dhe qeni i tij Milou ose "Bardhoshi", udhëtojnë në Kinë, ku shpërbëjnë një rrjet spiunësh japonezë dhe shkatërrojnë një rrjet kontrabande opiumi.
Imazhi i propozuar i kopertinës tregon Tintin dhe qenushin që fshihen në një vazo të madhe në një sfond të zi dhe i drejtohen një dragoi të kuq të madh.
"Hergé ishte i vendosur ta bënte lexuesin të dridhej. Tintin, përballë këtij dragoi madhështor, duket i shqetësuar. Çfarë rreziqesh mund ta kërcënojnë atë?”, thotë eksperti i librave komikë Eric Leroy.
Sipas Associated Press, botuesi Hergé tha se dizajni i tij origjinal do të ishte shumë i shtrenjtë për t’u prodhuar në masë. Si një kompromis, Hergé krijoi një version të zbardhur dhe më të lirë, për kopertinën e vitit 1936, duke hequr karakteret lundruese kineze, duke ndërruar ngjyrat dhe duke ndryshuar hijen në drago.
Hergé i dha modelin origjinal si një dhuratë Jean-Paul Casterman, djalit 7-vjeçar të redaktorit të tij. Letra u palos dhe u vendos në një sirtar, ku qëndroi deri në vitin 1981.
"Kjo pikturë është kaq e rrallë, sepse nuk ka qenë kurrë në tregun privat më parë", tha Leroy për CNN.
Siç raporton Guardian, puna e Hergé vendosi rekordin e parë për artin më të shtrenjtë të librit komik në 2014-n, kur vizatimet origjinale të fletëve me bojë të përdorura në seritë ‘Adventures of Tintin’ iu shitën një koleksionisti amerikan për 2.65 milionë euro.
I lindur në Georges Remi në 1907, ilustruesi belg mori pseudonimin Hergé në 1924-n, pesë vjet para se të fillonte botimin e tregimeve Tintin. Aventurat e tij u kthyen një nga seritë vizatimorë evropianë më të njohura të shekullit të 20-të.
Burimi: Smithsonian Magazine



