Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar për tentativë vrasjeje në Carbonera, Itali. Ngjarja ka ndodhur në një pab, ku dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me një 27-vjeçar kroat.
Ata kanë thyer gota dhe i kanë shkaktuar plagë në qafë me xhamat, pa i dhënë kohë të reagonte.
Pas ngjarjes, ata janë larguar nga pabi, ku menjëherë ka mbërritur policia. Karabinierët kanë mbledhur dëshmitë e të pranishmëve dhe një taksisti që i kishte çuar në shtëpi dy të rinjtë agresorë. Kaq ka mjaftuar për t’i identifikuar dhe për t’u vënë në kërkim të tyre.
Ata janë arrestuar në sheshin “Milano”, pasi kishin ndërruar rrobat e bëra me gjak dhe i kishin hedhur në det.
Dy të rinjtë janë identifikuar si I.O., 19 vjeç, me banim në San Donà, dhe A.A., pa leje qëndrimi.



