Basha: Më 8 korrik të bashkohemi të gjithë kundër diktaturës (VIDEO)

Basha: Më 8 korrik të bashkohemi të gjithë kundër diktaturës (VIDEO)

Lideri i demokratëve Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e hënë në orën 20:00, për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë se ajo duhet larguar.

Përmes një videoje në rrjetin social, ku thuhet se kryeministri akuzohet për vrasje të shumëfishtë (vrasje të demokracisë, lirisë, stabilitetit të vendit, të zgjedhjeve etj), Basha i ka bërë apel të gjithë qytetarëve me këto fjalë:

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy