Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi do të mbahen pas dy vitesh. Tashmë rivali i Rexhep Tajip Erdoan-it ka formuar një parti të re. “Ne do ta rimodelojmë Turqinë”, bëri të ditur Muharrem Ince, gjatë formimit të partisë së tij Memleket (Partia e Atdheut) në Ankara. Si kandidat i partisë opozitare Partia Republikane Popullore (CHP) ai mori 30,6 përqind të votave në zgjedhjet e vitit 2018.
“Qeveria nuk është në gjendje, të japë një zgjidhje të vetme, për një nga problemet e popullit”, tha Ince. Ai i premtoi mbështetësve të tij, se në rast se do të fitonte zgjedhjet, do të rikthente një politikë të jashtme më realiste.
Politikani, që më parë ishte pjesë e partisë Republikane Popullore njihet si nacionalist por me orientim laik. Para largimit të tij nga partia e themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku, Ince kishte kritikuar, se partia nuk drejtohej më në mënyrë demokratike. Tre deputetë të tjerë, që u larguan gjithashtu nga CHP, ju bashkuan partisë së re Memleket./ Spiegel



