Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori deklaron se duhet që buxhetin e shtetit ta përdorim në mënyrë inteligjente duke i dhënë impulse zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tha se sot në Shqipëri përparësi është ndërtimi, në një kohë që përparësi duhet të jetë bujqësia, industria dhe shërbimet gjithnjë e më cilësore.
Qori vijoi duke thënë se një gjë e tillë do të sillte më shumë vende pune, vende pune më të kualifikuara, paga më të larta dhe se nga ana tjetër na duhet një model i rishpërndarjes së të ardhurave, për të mundësuar që të kemi shërbime publike cilësore dhe të aksesuara nga të gjithë.

Kemi nevojë për politika strehimi. Atyre që nuk ua vret xhepin fare të blejnë para me 2-3 mijë euro metri katror, nuk janë përparësia ime.
Dy mësues që jetojnë sot në Tiranë, po të jetojnë me rrogën e tyre, pa bërë një punë të dytë, e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi.
Në Shqipëri ka shumë apartamente të shitura dhe të pabanuara, në duhet taksim progresiv për ata që kanë 50 apartamente, që të nxitesh që atë nuk e përdor ta hedhësh në treg, ose ta lëshosh, ose ta japësh me qira dhe kjo do e ulë çmimin.
Vendosen politika të nxitjes së politikave për mbështetjen e çifteve të reja. Njerëzit në punë duhet të paguhen më shumë dhe të nxiten të punojnë më shumë.
Shtëpitë janë shumë të shtrenjta në Tiranë dhe bregdet se kudo tjetër në Shqipëri janë shumë më pak se kostoja e ndërtimit të tyre.
Ne duam që të kemi një sistem policentrik. Ne kemi 12 qarqe, duhet të kishim të paktën 12 qendra të zhvillimit ekonomik, industrial, bujqësor, turistik.
Sot kemi vetëm Tiranën dhe gjatë verës 2-3 qytete bregdetare. Kudo tjetër në Shqipëri kemi një shkretëtirë ekonomike, sociale, urbane dhe gjithçka tjetër.
Qytetet nuk mund të mbahen vetëm përmes turizmit, ka nevojë për bujqësi, për industri.
Ne na duhet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, jo që ca vetë fitojnë sot shumë për nesër. Na duhet një zhvillim për të gjithë.
Një vend është i zhvilluar kur kombinon dy faktorë të rëndësishëm, teknologjinë dhe punën e kualifikuar.
Ne duhet të nxisim zhvillimin ekonomik, aty ku ka përparim teknologjik dhe ku duhet një fuqi punëtore gjithnjë e më kualifikuar.
Modeli aktual i zhvillimit bazohet në nivel shumë të ulët teknologjik ose hiç fare, ose në një forcë punëtore që e mëson punën e vetë për dy ditë, atje ku puna është bazike, si në fasoneri.
Na duhet të rrisim nivelin qoftë dhe industrial.
Turizmi mund të sjellë të ardhura sot, por bazohet mbi territorin, por duhet zhvilluar në mënyrë inteligjente, me kufi.
Fitimet dhe të ardhurat që vijnë nga turizmi duhen orientuar me politika të mendshme drejt sektorëve që kërkojnë aspekte të caktuara industriale.
Ne mund të kryejmë pjesë të procesit të prodhimit, duke u lidhur me kompani të mëdha andej.
Duke dhënë nxitje fiskale që të vijnë investime të tilla, duke nxitur biznesin vendas të investojë në këtë sektor.



