Hyrja në New York me makinë së shpejti do të ketë një kosto prej 15 dollarësh

Hyrja në New York me makinë së shpejti do të ketë një kosto prej 15 dollarësh

Hyrja në New York me makinë do të ketë së shpejti një kosto prej 15 dollarësh.

Kjo është shifra që shoferët do të duhet të paguajnë nga qershori i ardhshëm.

Objektivi?

Reduktimi i trafikut, inkurajimi i banorëve që të përdorin metronë për të kufizuar ndotjen dhe për të lehtësuar bllokimet në rrugët kryesore të qytetit me më shumë se 8 milionë banorë.

Zona me pagesë do të vendoset nga rruga 60 në Manhattan, një nga zonat më të ngarkuara të qytetit me më shumë se 700,000 automjete që hyjnë në të çdo ditë dhe do të shtrihet në Queens, Brooklyn dhe New Jersey.

Makinat dhe furgonët do të duhet të paguajnë 15 dollarë për kalim gjatë ditës dhe 3,75 dollarë gjatë natës.

Kamionët dhe autobusët do të duhet të paguajnë 24 deri në 36 dollarë, ndërsa tarifa për taksitë e verdha do të rritet me 1,25 dollarë për çdo udhëtim. Përjashtim do të kenë mjetet e urgjencës, të cilat do të mund të vazhdojnë të qarkullojnë pa pagesë.

Drejtuesit me të ardhura të ulëta do të mund të përfitojnë nga zbritjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy