Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, raportohet për të paktën 129 të të infektuar të rinj me Covid-19 dhe 6 viktima, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 335.
Sakaq, mediat maqedonase raportojnë se priten rezultate për të paktën edhe 20 persona nga qendrat private të testimit.
Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 335 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 6 916 janë të infektuar.



