
Një e metë e madhe është zbuluar në sistemin evropian të pasaportave të vaksinimit. Në sistemin italian dikush ka vjedhur kodet që lejojnë gjenerimin e tyre dhe ka filluar shitjen e certifikatave të vaksinimit në “Dark Web”.
Një provë për vjedhjen e të dhënave është një certifikatë vaksinimi e lëshuar në emër të Adolf Hitler. Tashmë për t’u mbrojtur, Italia ka ri lëshuar të gjitha certifikatat.
Disa kode që gjenerojnë “European Green Pass” ishin vjedhur dhe bashkë me to dhe programet për të krijuar certifikata false. Mediat e huaja bëjnë me dije se Italia ka vendosur që të anulojë të gjitha kalimet që kanë të njëjtën seri kodesh për një analizë të thelluar të situatës.
Çelësat e gjenerimit të kodit QR nuk janë vjedhur në Itali. Nga hetimet e para të kryera, nuk kishte asnjë sulm kibernetik ndaj Sogei, kompanisë së teknologjisë së informacionit të Ministrisë së Ekonomisë e cila jep kodet për Italinë për të gjeneruar certifikata e vaksinimit. Prandaj, sulmi mund të kishte shënjestruar një homolog nga një vend tjetër evropian. Për momentin, kodet që janë vjedhur janë anuluar dhe për rrjedhojë, të gjitha lejet e gjelbërta të gjeneruara me ato kode janë anuluar.
October 26, 2021
Gjithçka filloi kur në rrjetet sociale qarkulloi një leje e gjelbër evropiane në emër të Adolf Hitlerit. Me 300 euro sigurohej një certifikatë e falsifikuar.
Përdoruesit supozojnë se dikush që punon në një farmaci ose spital dhe ka akses në sistemin e prodhimit të certifikatave, ka prodhuar një leje false Green pass , ndërsa një zbulues i njohur francez tha se: unë e kuptova menjëherë problemin: dikush kishte akses në çelësat e enkriptimit të përdorur për të gjeneruar certifikatën dixhitale të European Green pass.
Kodi QR përmban të dhënat personale të personit, datën e vlefshmërisë së "pasaportës së gjelbër" dhe, në rastin e një përdoruesi të imunizuar kundër Covid-19, gjithashtu llojin e vaksinës së marrë.



