20:55-Protesta drejt mbylljes! Gazlotsjellës, gurë dhe dhunë në kryeqytet
Pas gazitlotsjellës dhe disa rrestimeve duket se protesta po shkon drejt fundit. Tashmë të paktë janë ata që kanë mbetur ende në rrugët e Tiranës për të protestuar kur janë bërë tre orë nga nisja e saj.
Ashtu si edhe të mërkurën ka patur dhunë mes policisë dhe protestuesve. Akualisht nuk dihet numri i të arrestuarve apo të plagosurve, por pritet të publikohet nga autoritetet në vijim.
20:30- Protestuesit ngjiten te pema e Krishtlindjeve, përpiqen ta rrëzojnë
Një grup protestuesisht janë drejtuar te pema e Krishtlindjeve në qendër të Tiranës duke u ngjitur sipas saj dhe duke synuar ta rrëzojnë. Edhe pse nuk kanë mundur ta bëjnë diçka të tillë ata e kanë dëmtuar akoma më shumë në krahasim me natën e parë të protestës.
20:18- Protestuesit të shpërndarë në drejtime të ndryshme, policia shoqëron disa prej tyre
Protestuesit pasi janë larguar nga bulevardi përpara kryeministrisë janë shpërndarë në shumë drejtime. Raportimet thonë se grupe të veçanta gjenden në ‘Rrugën e Durrësit’, ‘Rrugën e Elbasanit’, Zogut të Zi, por edhe te 9 katshet.
Ka shumë gjasë që në fund protesta të mbyllet te shtëpia e të ndjerit Klodian Rasha, ashtu siç ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë policia ka bërë edhe shoqërimet e rastit të disa protestuesve.
19:25- Protesuesit zhvendosen në ish-Bllok dhe 9-katshet, bllokojnë rrrugët
Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në zonën e ish-Bllokut ku kanë nxjerrë në rrugë kazanë të mbeturinave dhe i kanë vendosur flakën. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e FNSH të cilët më pas edhe i kanë shpërndarë.
Ndërkohë një pesë tjetër e protestueve janë zhvendosur në zonën e 9-katshëve dhe kanë bërë të njëjtat veprime, duke bllokuar rrugën.
18:55- Protestuesit zhvendosen te kryeministria, bllokojnë edhe rrugët
Një grup protestuesisht janë larguar nga bashkia dhe Ministria e Brendshme dhe janë zhvendosur para kryeministrisë për të protestuar. Disa prej këtyre të fundit kanë bllokuar rrugën me mjete rrethanore dhe kazanë të cilëve u është vendosur zjarri. Kjo ka sjellë një kaos në kryeqytet dhe për pasojë ka edhe një trafik të rënduar.
18:45- Situatë katorike në Tiranë, policia përdor gazin lotsjellës
Policia ka vendosur të përdorë gazin lotsjellës dhe botat me ujë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur rreth e qark bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme. Për momentin protestuesit janë shpërndarë në rrugët aty pranë. Sakaq është thirrur ndihma e FNSH-së për të hyrë në aksion.
18:30- Goditet policia, protestuesit duatrokasin paraqitjen e dorëheqjes së Sandër Lleshajt
Ashtu si një ditë më parë protestuesit kanë nisur të gjuajnë me sende drejt policisë, e cila është vendosur në mbrojtje të objekteve të Bashkia e Tiranës, por edhe te Ministria e Brendshme.
Ndërkohë gjatë fjalimit të kryeministrit Rama , i cili tha se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen, protestuesit kanë nisur të duartrokasin, duke e cilësuar këtë si një fitore.
18:00-‘Drejtësi për Klodianin’/ Nis protesta e dytë në Tiranë
Ka nisur në orën 18:00 protesta për Klodian Rashën, i cili u vra nga policia pas një ndjekje për shkak të thyerjes së rregullave të COVID-19. Protestuesit ashtu si një ditë më parë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë, duke thirrur ‘Drejtësi për Klodianin’.
Të mërkurën protesta precipitoi në përdorimin e dhunës nga protestuesit, të cilët u përleshën edhe me uniformat blu. Sipas njoftimeve të mëvonshme 8 efektivë mbetën të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.



