Këngëtarja 18-vjeçare Marina Duro e njohur ndryshe si Mari D’oro rrëfen rrugëtimin e saj në muzikë nga kërcimi deri te projektet muzikore solo.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se në Shqipëri ka jetuar shtatë vite para se të zhvendoseshin në Norvegji dhe që 3 vjeçe kam filluar me kërcim, baletin, hip hop dhe lidhjen me muzikën e kam pasur nga kërcimi.
Ajo zbulon se këtë vit planifikon konkurrimin në Kënga Magjike, por edhe përfaqësimin e Norvegjisë në Eurovizion.
Prindërit e shikonin lidhjen time me muzikën dhe gjithmonë më kanë suportuar që të bëhesha më e mirë. Në 2015 prindërit emigruan në Norvegji dhe aty vazhdova me art, duke filluar me instrumente, fillimisht me kitarë. Doja në piano, por mami më regjistroi në kitarë. Fillova me një bandë ku isha vokaliste dhe aty filloi pasioni im për skenën.
Me bandën filluam të shkruanim këngë dhe kompozonim. Filloi të më pëlqente skena jo vetëm për kërcim, por edhe në këndim. Aty fillova me këngën e parë dhe u shfaqa si Mari D’oro. Patëm kontakt me një studio këtu në Tiranë, me Erion Zaloshnjën dhe për mua ajo gjë mu duk shumë e madhe. Kemi folur online me Erionin dhe kemi rënë dakord për bashkëpunim dhe filluam me mësim online.
Erdhi një moment kur erdhëm në Shqipëri, i takuam dhe hodhëm këngën e parë në maj 2024. Kërcimin unë e vazhdoj, nuk mund ta lë dot. Një nga projektet është Kënga Magjike këtë vit, ndoshta dhe të përfaqësoj Norvegjinë në Eurovizion.
Kam disa këngë duke bërë me ekipin dhe në Norvegji kam disa koncerte.



