Angelina Jolie ka folur për nënën e saj të ndjerë Marcheline Bertrand në një intervistë të re.
Aktorja 41-vjeçare ka biseduar me Marianne Peral, për Elle France.
“Ajo do të kishte lulëzuar si gjyshe”, tha Angelina, kur u pyet për mënyrën se si ua shpjegon gjyshen gjashtë fëmijëve të saj.
'Unë e di se ajo do të kishte kontribuar në jetën e tyre dhe jam shumë e trishtuar që ata e kanë humbur këtë”, shtoi ajo.
“Do të jepja çdo gjë që ajo të ishte me mua në këtë kohë. Unë kam nevojë për të. Shpesh flas me të në mendjen time dhe përpiqem të mendoj se çfarë mund të thotë ajo dhe si do të më kishte udhëzuar”.
Marcheline vdiq në janar të vitit 2007 pas një beteje me kancer.



