Endri Meksi: Protesta duhet të mbetet masive dhe spontane, organizimi i tepërt e dëmton dhe e politizon (VIDEO)

Endri Meksi: Protesta duhet të mbetet masive dhe spontane, organizimi i tepërt e dëmton dhe e politizon (VIDEO)

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka analizuar në "MCN Live" zhvillimet rreth protestës qytetare, e cila po vijon prej 32 ditësh, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike.

 

Sipas Meksit, gabimi kryesor që është bërë në menaxhimin e protestës lidhet me largimin nga kauza e saj fillestare dhe orientimin drejt çështjeve apo interesave individuale, çka sipas tij e dobëson forcën e lëvizjes qytetare.

 

Personat që kanë folur, gabimi që bëhet taktikisht është që i hoqën elementet e pastra të protestës, duke tentuar t’i kthejnë në kauza personale, siç bisedonin secili. Protesta, pse u bëmë ftesë për t’u kuptuar, habiti çdo kënd në Tiranë, për faktin se kishte kohë që nuk kishte një situatë të tillë. Protestat e fundit, Zoti Berisha, që ishin pak muaj përpara, dështojnë çdo herë. Dhe të gjithë qeshnin me idenë e një lideri historik që nuk arrinte të mblidhte më shumë se një apo dy mijë veta. Të gjithë keni bërë humor duke thënë 'e kanë lëshuar Kamzën'. Kjo është fraza që përmendet çdo pasdite kur ai dështon.

 

Problemi kryesor që kemi është se nuk përputhet ajo që ofrohet në protesta me atë që kërkojnë njerëzit. Ata që dalin aty kanë një hall konkret, por jo domosdoshmërisht varfëri klasike si faturat, uji apo gjobat. Kanë më shumë pakënaqësi dhe një ndjenjë të përgjithshme. Nuk është se qeveria apo ministrat janë të lumtur, por realiteti është që njerëzit nuk dalin për një çështje të vetme të strukturuar.

 

Problemi është që protesta rrezikon të degjenerojë në kauza të fragmentuara: një ditë një lajm, një ditë një figurë, një ditë një konflikt mediatik. Në mediat pranë qeverisë nuk dalin çështje serioze si dosjet e SPAK-ut, por fokusohet vëmendja te persona të caktuar. Në thelb, protesta ishte kundër një pushteti të përqendruar në pak duar, por problemi është se kur tenton ta organizosh në grupe politike, e prish. Një protestë e tillë duhet të mbetet sa më masive dhe sa më spontane, sepse organizimi i tepërt e dëmton dhe e politizon.

 

Nëse Gent Progni arrin të nxjerrë 150 mijë veta në shesh, atëherë nuk ka nevojë për komente televizive, ajo bëhet vetë ndryshim politik. Por shumica e propozimeve politike që bëhen nuk qëndrojnë në kuadrin ligjor dhe kushtetues aktual. Nëse nuk të pëlqen një ligj, ka rrugë kushtetuese për ndryshim, jo skema jashtë sistemit. Përndryshe je jashtë realitetit politik dhe institucional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy