Kundër ndryshimit të seksit dhe surrogacisë, Vatikani miraton vendimin

Kundër ndryshimit të seksit dhe surrogacisë, Vatikani miraton vendimin

Vatikani ka dënuar se fundmi përmes një deklarate prej 20 faqesh ndërhyrjet kirurgjikale për ndryshimin e seksit dhe sorrogacine të cilat i krahason me abortin dhe eutanazinë që njëjtë si këto të fundit janë një lloj refuzimi ndaj planit të Zotit për jetën dhe njerëzit.

Zyra e doktrinës së Vatikanit bën të ditur se për të marrë këtë vendim është punuar rreth 5 vite deri në marrjen e miratimit nga Papa Françesku. Në këtë dokument thuhet ekzaktesisht se Vatikani refuzon teorinë e ndryshimit të seksit pasi Zoti ka krijuar burrin dhe gruan si qenie biologjikisht të ndryshme dhe të ndara ndaj askush nuk mund të përpiqet që përmes ndërhyrjeve kirurgjikale ta bëj veten Zot.

Në dokument po ashtu artikulohet edhe surrogacia si një proces që cenon dinjitetin e nënës surrogate dhe fëmijës duke theksuar se ky i fundit ka të drejtë të ketë një origjinë jo të nxitur artificialisht. Menjëherë pas publikimit ky dokument ka marrë edhe një sërë kritikash nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Vendimi arsyeton në mënyrë të mrekullueshme se çdo qenie njerëzore, duhet të respektohet, nderohet dhe dashurohet. Por në  parim kjo nuk ndodh për njerëzit  që zgjedhin të ndryshojnë gjini.

Kritike ndaj këtij vendimi është edhe ekspertja e Drejtësisë sociale në Qendrën e Jezuiteve në Londër e cila argumenton se Vatikani vijon të dështojë me qasje të çuditshme ndaj trupit dhe dinjitetit njerëzor.

Unë mendoj se problemi kryesor e këtij dokumenti është përpjekja e kishës për përkushtimin ndaj dinjitetit njerëzor për të cilin vetë kjo e  fundit ka një histori shqetësuese.

Ky vendim i Vatikanit vjen në mesin e një debati të gjerë kundër njerëzve transgjinorëve përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat po shqyrtojnë disa projekt-ligje për këtë target grup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy